English

Rama uron Krishtlindjet nga Korça

Me rastin e Krishtlindjeve, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar nga qyteti i Korçës të gjithë shqiptarët, duke theksuar se është e nevojshme një rilindje për të gjithë. Kreu i PS-së ka vizituar selinë e klerit ortodoks në Korçë, ku është takuar me përfaqësuesit e kësaj kishe dhe ku ka uruar të gjithë besimtarët, por edhe gjithë popullin shqiptar.

“Uroj të gjithë shqiptarët që, ditët që do të vijnë të jenë ditët e plotësimit të ëndrrave të tyre. Është një rilindje e domosdoshme për të gjithë dhe padyshim përtej të gjitha aspiratave apo përkatësive politike. Është një rilindje e domosdoshme për të moshuarit, për më të rinjtë, për familjet, për të gjithë shqiptarët që meritojnë të jetojnë në një vend ku asnjë ëndërr të mos jetë e pamundur dhe asnjë dëshirë të mos jetë e parealizueshme. Gëzuar të gjithëve!”, ka theksuar Rama.

KOMENTE