English

Si të mbroheni nga gripi

Gripi tashmë ka trokitur dhe për çudi njerëzit bëhen më të ndjeshëm ndaj masave që duhet të marrin për t'u mbrojtur.

Me poshtë do të gjeni disa këshilla për tu mbrojtur nga gripi sezonal

Ushqimi është njëri ndër aleatët me të mirë për ta luftuar gripin. Ushqimi jo i mirë dobëson sistemin imun e trupin e bën më të ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme dhe viruseve. Në sezonin e gripit mos mbani dietë, por konsumoni ushqimin e pasur me proteina, siç janë peshqit, mishi, pemë dhe perime, kos, djathë si dhe probiotikë, të cilët janë të dobishëm në forcimin e sistemit imun.

Përveç ushqimit edhe gjumi është mjaft i rëndësishëm. Personat e rritur do të duhej që së paku të flenë shtatë orë, sepse mungesa e gjumit ndikon që të prekeni nga gripi, por edhe nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Për të shmangur gripin mos lini anash aktivitetet fizike, e këtu nuk kemi të bëjmë vetëm për vrapim, fitnes, ushtrime në palestër apo në ecje, me rëndësi është vetëm të lëvizni dhe të jeni aktiv.

KOMENTE