Dy zjarrfikës vullnetarë amerikanë janë vrarë dhe dy janë plagosur, ndërsa i janë përgjigjur një thirrjeje emergjente në qytetin e Webster në shtetin e Nju Jork.
Policia tha se katër të tjerë u qëlluan në një "kurth të dukshëm" të hënën në mëngjes.
Flakët shpërthyen vetëm para 06:00 sipas kohës lokale (11:00 GMT) dhe oficerëve u është dashur të evakuojnë banorët aty pranë me një makinë të blinduar.
Një person i armatosur u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, thotë policia lokale.
Tomasz Kaczowka dhe Mike Chiapperini ishin emrat e dy zjarrfikësve.
Shefi i policisë Gerald Pickering u tha gazetarëve: "Këta njerëz janë gati të shkojnë edhe në mes të natës për të ndihmuar të tjerët dhe jo të vriten në këtë mënyrë"
Dy zjarrfikësit e plagosur ishin Joseph Hofsetter dhe Theodore Scardino.
Ata janë duke u kuruar në spitalin Memorial dhe pritet të shërohen.
Zëdhënësi i policisë tha se zona ishte "një skenë krimi aktiv" dhe akoma nuk është zbuluar se si vrasësi vdiq.