Pas 21 viteve martesë, gruaja ime dëshironte që unë të dilja për darkë dhe të shkoja në kinema me një grua tjetër. Ajo tha: “Unë të dua por e di se dhe ajo gruaja tjetër të do ty dhe do të ishte mirë të kaloje pak kohë me të”.
Gruaja tjetër të cilën gruaja ime donte që të vizitoja ishte nëna ime, e cila kishte qenë vejushë prej 19 vjetësh. Por puna ime dhe tre fëmijët e mi e kishin bërë të pamundur që unë ta vizitoja atë me përjashtim të rasteve të veçanta.
Atë natë unë e telefonova dhe e ftova atë për darkë dhe për të te shkruar në kinema. “Çfarë ka që nuk shkon, je mirë”, - më pyeti ajo.
Ime më ishte tipi i atyre grave që dyshonin se një telefonatë e vonë ose një ftesë suprizë ishte shenja për lajme të këqia. “Mendova se do të ishte këndshëm të kaloja ca kohë me ty”, - iu përgjigja. “Vetëm ne të dy”. Ajo u mendua për një moment dhe pastaj tha: “Unë do të doja shumë”.
Atë të premte pas pune, kur une u drejtova per te marrë atë, isha pak nervoz. Kur arrita në shtëpinë e saj, vura re gjithashtu se dhe ajo duke nervoze për takimin tonë. Ajo ishte dike pritur tek dera veshur me pallto. Ajo kishte veshur të njëtin fustan që kishte në celebrimin e përvjetorit të fundit të martesës së saj. Ajo buzëqeshi me një fytyrë që ishte aq rrezatuese si një engjëll. “Unë iu thashë miqve të mi se unë do të dilja me djalin tim, dhe ata ishin të impresionuar”, -tha ajo, ndërsa po hipte në makinë. “Ata mezi po presim të dëgjojnë për takimin tonë”.
Ne shkuam në një restorant që, edhe pse jo elegant, ishte shumë i bukur dhe komod. Nëna ime mori krahun tim sikur ajo të ishte Zonja e Parë. Pasi u ulëm, unë duhet te lexoja menunë. Sytë e saj mund te lexonin vetëm gërmat e mëdha. Pasi kisha lexuar gjysmën, unë ngrita sytë dhe pashë time më të ulur atje.... Një buzëqeshje nostalgjike ishte në buzët e saj. “Isha unë ajo që duhet të lexoja menunë kur ishe i vogël”, - tha ajo. "Atëherë është koha që ti të relaksohesh dhe më ler mua të të kthej favorin”, - iu përgjigja unë. Gjatë darkës, ne kishim një bisedë të këndshme - asgjë të jashtëzakonshme, por infektues deri në ngjarjet e fundit të jetës së njëri-tjetrit. Ne biseduam aq shumë sa që humbëm filmin. Kur arritëm në shtëpinë e saj më vonë, ajo tha: “Unë mund të dal përsëri me ty, por vetëm nëse ti më lejon të të ftoj. “Unë isha dakord.
“Si ishte takimi yt i darkës?”, - pyeti gruaja ime kur shkova në shtëpi. “Shumë i këndshëm. Shumë më shumë nga sa unë mund të kishte imagjinuar”, - iu përgjigja unë.
Pak ditë më vonë, nëna ime vdiq nga një atak në zemër. Kjo ndodhi kaq papritur saqë unë nuk pata asnjë mundësi të bëja diccka për të. Pas kohë më vonë, mora një zarf me një kpje nga një restorant, i njëjti vend ku mamaja dhe unë kishim darkuar. Në shënimin bashkangjitur thuhej: “Kam paguar faturën paraprakisht. Nuk isha e sigurt se unë mund të isha atje, por megjithatë, kam paguar për dy vende - një për ty dhe tjetrin për gruan tende. Ti nuk mund ta dish kurrë se çfarë kuptimi kishte ajo darkë për mua. Të dua bir”.
Në atë moment, kam kuptuar rëndësinë e të thënit në kohë: “Të dua” dhe për tu dhënë njërëzve tanë të dashur kohën që ata meritojnë. Asgjë në jetë nuk është më e rëndësishme se familjeatuaj. Jepu atyre kohën që ata meritojnë, sepse këto gjëra nuk mund të shtyhen deri në "një kohë tjetër".