Portali ushtarak amerikan "Stars and Stripes", shkruan se SHBA-ja dëshiron të formojë Ushtrinë e Kosovës e cila në një afat sa më të shkurtër t’i bashkohet NATO-s.
Që kur Kosova shpalli pavarësinë, lojtarët e mëdhenj në skenën ndërkombëtare e inkurajojnë Kosovën të lëvizë dhe vetëm të bëjë hapa përpara. Njëri nga hapat e parë, siç thotë portali, është krijimi i një ushtrie të vogël nga aktualisht 2.500 persona që bëjnë forcën e sigurisë civile.
"Kjo është një detyrë e vështirë për kombin e ri që ende nuk e ka siguruar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe që gjithnjë shqetësohet nga fqinji i saj verior Serbia, nga e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008", shkruhet në portalin ushtarak.