English

Beogradi: Do të respektojmë marrëveshjet me Prishtinën (VIDEO)

Beogradi do të respektojë marrëveshjet e arritura në bisedimet me Prishtinën, por do të ngulë këmbë për lehtësimin e procedurave doganore për mallrat serbe të cilat hynë në veriun e Kosovës, kanë thënë autoritetet serbe.

Komentet e tyre pasuan pakënaqësinë e përfaqësuesve lokalë serbë në veri me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, marrëveshje e cila të hënën më 31 janar, pritet të fillojë të zbatohet edhe në dy vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
1576

KOMENTE