English

Rusia thirrje qeverisë siriane për bisedime me opoziten

Qeveria siriane po shfaq vonesa në përmbushjen e premtimeve të saj lidhur me zhvillimin e bisedimeve me opozitën.
Ndaj Rusia po i bën thirrje qeverisë siriane të përmbushë premtimin, ndërkohë që Moska intensifikon përjekjet diplomatike për të ndalur konfliktin 21 mujor në Siri.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se u kishte bërë presion zyrtarëve të lartë sirianë gjatë takimeve të kësaj jave që të dëshmojnë se janë të hapur për të diskutuar një numër sa më të madh temash.

Rusia ka qenë një përkrahëse e fortë e Presidentit sirian Bashar al-Asad, por gjatë javëve të fundit ka shfaqur irritim ndaj rolit të qeverisë në konfliktin që llogaritet se ka shkaktuar 45 mijë të vdekur.

KOMENTE