Mëngjesin e sotëm një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në kthesën e Patosit, ku një fugon me targa FR 6864 C ka përplasur një biçikletë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i biçikletës.
N.Samatica, 60 vjeç, është emri i viktimës ndërkohë policia ka bërë të mundur dhe ndalimin e drejtuesit të furgonit Marjus Shehaj.
Ndërkohë hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur menjëherë nga policia e Fierit.