Igli Totozani, avokati i popullit ka marrë miratimin e prindërve Vladi, që vdekja e vajzës së tyre 7 vjeçare të ndiqet përmes rrugëve zyrtare të drejtësisë.
Me lot në sy nëna e vajzës i bën thirrje të gjithë prindërve për të qënë të kujdesshëm në kryerjen e analizave të fëmijëve të tyre për të mos patur të njëjtin fat si vajza e saj 7 vjeçare Arsela Vladi.
“Jo se do ta ngjallin vajzën time, por të paktën të mos pësojë kush atë që pësova unë. Këtë dua unë për të gjithë prindërit” thotë e përlotur Alma Vladi, e ëma e vajzës që vdiq tragjikisht pas injektimit të serum glukoze ndërkohë që ajo ishte diabetike.
Me urdhër është pezulluar nga detyra drejtueset Irena Lila dhe Etleva Myshketa, gjithashu është pezulluar menjëherë nga detyra dhe mjeku pediatër Rasim Lusha, i cili ka ndjekur vajzën.
"Përgjegjësia është në radhë të parë individuale, pastaj edhe institucionale, por më vjen keq t'ju them që mjeku që ka pritur fëmijën në opinonin tim nuk ka qenë i përgjegjshëm. Në kontaktin e parë që pamë me kartelën, ka përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi do të shkojë deri në fund", thotë Pipero.
Arsela ishte nxënëse e klasës së dytë për violinë në shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Çdo ditë së bashku me të motrën, nxënëse e së njëjtës shkollë për piano, Arsela udhëtonte drejt Durrësit me pasionin për muzikën dhe shkollën.