Nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana më datën 28.12.2012, u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Nuredin Rustem Feizaj, vjeç 53, lindur në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 07.07.2010, e ka dënuar me 3 vjet 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm dhe korrupison pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“parashikuar nga nenet 96 dhe 259, të Kodit Penal.
I ekstraduari Nuredin Feizaj, më datën 08.04.2007, ka qenë duke ushtruar detyrën e mjekut në urgjencës e QSUT Tiranë, kur shtetasja Rakela V., ka shkuar në gjendje të rëndë në shërbimin e toksikologjisë, për të marrë kujdesin e duhur mjeksor. Vetëm pak minuta pas largimit nga spitali, kjo shtetase është ndjerë përsëri keq dhe e kanë kthyer sërish në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka gjetur vdekjen. Gjatë gjykimit, nga akti i ekspertimit dhe ekspertët e thirrur në gjykim, ka rezultuar se kësaj shtetaseje nuk i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjeksore, dhe nuk është treguar kujdesi i duhur.
Shtetasi Nuredin Feizaj është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 21.09.2012 në Oudenarde, Belgjikë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar
përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.