English

Sherr midis shqiptarëve dhe afganëve

Natën e Krishtlindjeve pas një grindje e cila kaloi në dhunë masive mes qindra personave janë arrestuar 16 persona. Intervenimi i Xhendarmerisë dhe njësitit special të Xhendarmerisë arriti të shpërndajë turmën ndërsa njësitet e emeregjencës dërguan 10 persona për shërim në spital. Grindja kishte filluar në shtëpinë e azilantëve mes shqiptarëve dhe shtetasve afganë.

Gjatë kësaj gjurulldie janë përdorur edhe armë të ftohta, si shufura hekuri si dhe armë zjarri, informon policia. Edhe ditën e djeshme, polcia ka arrestuar disa persona të cilët tentuan përsëri të sulmojnë njëri tjetrin përderisa ishin duke pritur në radhë për të ngrënë bukë.

Perfektura në Calais për të ritur sigurinë e popullatës ka kërkuar nga njësitet e Xhadarmerisë të qytetit Dunkerque dhe Roubaix që të mbajnë kujdes të jashtëzakonshëm ndaj këtyre personave. Xhendarmeria gjendet në gjendje alarmi për ditët në radhë, informon perfektura në Calais. Në dhomën e një shtetasi nga Kosova, policia ka gjetur një pistoletë të tipit Beretta si dhe dy karikatorë me fishekë.

Bazuar në të dhënat nga mediat lokale franceze, kjo grindje kishte filluar mes dy grupeve të cilët trafikojnë refugjatë për në Angli. Grupi i shqiptarëve kishte marrë mbi vete një familje për të dërguar nga Franca për në Britaninë e madhe, por që shtetasët afganë kishin detyruar shqiptarët që këtë familje të dërgojnë pa pagesë matanë kufirit.

KOMENTE