English

Gruaja shtyn një burrë në shinat e metrosë (VİDEO)

Policia amerikane është në kërkim të një gruaje të dyshuar se ka shtyrë një pasagjer perballe një treni që po vinte përballë, në Nju Jork.

Dëshmitarët okularë thanë se burri ishte duke qëndruar në një platformë në stacionin e metrosë në Queens, kur një grua u ngrit nga një stol dhe shtyu ate.

Në dhjetor, një njeri i pastrehë u akuzua për vrasje duke shtyrë një pasagjer i cili gjeti vdekjen e tij në metrone ne Sheshin Times.

Incidenti shkaktoi një protestë pasi një tabloid botoi një foto që tregon momentet e viktimave.

Të premten, policia identifikoi viktimën 46-vjeçare Sunando Sen, me origjinë nga India dhe banor i Queens.

Hetuesit identifikuan nëpërmjet një telefon dhe pershkrimit te nje shıshe me pilula qe ai mbante me vete.

1583

KOMENTE