Për dhjetra familjarë, të rinj e të reja që ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri në një lokal në zonën e Linzës në kryeqytet, festa për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.
Vetëm pak minuta pas ardhjes së vitit 2013, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e tavanit të lokalit duke lënduar katër persona mes të cilëve një fëmijë.
Fëmija niset me urgjencë në spitalin ushtarak ndërsa 3 të tjerët në spitalin Nënë Tereza.
Mësohet se të 4 personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.