Alfred Cena 24 vjeç, nga Manza ka gjetur vdekjen në minutën e 40-të, të datës 1 janar, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mesnatën e kaluar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Larushk të Krujës ku i riu kishte shkuar të festonte me të afërmit e tij.
Një plumb qorr e ka goditur 24-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej në Spitalin Ushtarak. Përdorimi i armëve të zjarrit si mënyrë festimi ka shkaktuar edhe dy të plagosur në qytetin e Durrësit dhe Fushë-Krujë.
Në Durrës një 48-vjeçar është plagosur në dorë me një plumb afër qendrës së qytetit, ndërsa në Fushë Krujë i plagosur në këmbë mbeti një 33-vjeçar.