English

Sekuestrohen 122.85 kg Kanabis Sativa në portin e Durrësit

Strukturat e Policisë Kufitare krahas masave të marra për menaxhimin e fluksit të shtuar të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar gjatë festave të fundvitit, si dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve, ka intensifikuar dhe masat për parandalimin e goditjen e trafiqeve të paligjshme. Në këtë kontekst vetëm gjatë dy ditëve të fundit është bërë e mundur goditja e tre rasteve të trafikimit të lëndës narkotike dhe arrestimi në flagrancë i autorëve, konkretisht:
- Nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Durrës në Pikën e Përbashkët Antidrogë të Portit të Durrësit, gjatë fundjavës shërbimet e Policisë kapën e sekuestruan sasinë prej 122.85 kg Kanabis Sativa, e destinuar për trafikim drejt Italisë, për të cilën u bë arrestimi në
flagrancë i shtetasit Erion Hoxha, 32 vjeç, banues në Tiranë. Rreth orës 21.00 të datës 22.12.2012, në Pikën e Kalimit të Kufirit Durrës,në automjetin e tij tip Volvo (kokë tërheqëse trajleri) me targa TR 3136 I, në pjesën e prapme të sediljes së shoferit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 pako me lëndë narkotike, që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit Kanabis Sativa, me peshë totale 122.85 kg.
- Po nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Durrës në Pikën e Përbashkët Antidrogë të Portit të Durrësit, mbrëmë është goditur një tjetër rast trafikimi si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, përkatësisht: Marsela Muça, vjec 25 dhe Aldo Sako, vjeç 22 që të dy nga Durrësi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në mjetin tip Reno me targë AA 383 DO, me të cilin po udhëtonin këto shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 26,1 kg cannabis sattiva që synohej të trafikohej drejt Italisë.
- Ndërkohë nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër sot, rreth orës 15.00 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, është goditur një tjetër rast të trafikut
ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin e dyshuar tip Benz veturë me targa AA 021BH, që drejtohej nga shtetasi Bilal Hoxha. Nga kontrolli ka rezultuar se në pjesë të ndryshme të automjetit të modifikuara enkas për trasport lëndë narkotike, si shasia apo serbratori, ishin vendosur 42 pako me madhësi e peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë , gjithësej 25 kilogramë Mariuanë. Shtetasi Bilal Hoxha, vjeç 24, banues në Fier, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve
në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të tij.

Për të tre këto raste materialet iu kaluan Prokurorisë për Krime të
Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

KOMENTE