Edhe pse me mast e marra dhe porositë që policia ka dhënë për qytetarët, përsëri aksidentet nuk janë shmangur.
2013 filloi me një ngjarje tragjike ku rreth ores 06:00 të mëngjesit është shënuar viktima e parë.
Në Rrugën e Elbasanit, një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërsa po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe shkaqeve të tij.