English

Agron Xhemal Dervishi, u vra pasi donin ta grabisnin (VIDEO)

Policia e Tiranës është alarmuar nga një krim tjetër i ndodhur vetëm brenda 3 ditëve të para të vitit që sapo filloi.

Policia e Tiranës pas mbledhjes së informacionit dhe hetimeve të para ka bërë deklaratën e parë për shtyp në të cilën thuhet:

"“Dje rreth orës 07:30 në fshatin Mazrek komuna Kashar, është gjendur i vrarë me armë zjarri pranë automjetit të tij tipi “Mercedes- Benz Vito” me targe CY 325 SZ, shtetasi Agron Xhemal Dervishi, 40 vjeç, banues në Maminas, Durrës, të cilit dyshohet se persona të pa identifikuar i kanë dalë përpara, duke e vjedhur portofolin dhe më pas e kanë vrarë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 2 gëzhoja te kalibrit 7.65 mm, si dhe sende e objekte të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për ekzaminime të mëtejshëm. Aktualisht nga strukturat për krimet e rënda në Tiranë punojnë intesivisht për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e autorëve”
1585

KOMENTE