Në qendër të Parisit, natën e Vitit të Ri, është vjedhur një dyqan i Apple-it, ku mallrat e vjedhura, arrijnë vlerën e 1 milion eurove.
Në bazë të kamerave policia ka dhënë informacion vetëm me numrin e personave, që ishin 4 dhe se të gjithë ishin me maska.
Gjithashtu ajo deklaron se muajt e fundit ka patur një tendencë rritje në vjedhjet e dyqaneve sidomos me telefona dhe kompjutera të llojeve dhe përmasave të ndryshme.
Dyqani i grabitur ndodhej prapa ndërtesës së Operas. Hajdutët hynë tri orë pasi ai ishte mbyllur dhe kanë përfituar pikërisht nga fakti që policët ishin të angazhuar me mbikqyrjen e situatës në “Champs Elysees”, për shkak të festimeve të Vitit të Ri.
Lajmi i grabitjes në Paris vjen në një kohë kur në New York, është fajësuar kërkesa për mallra të Apple nga bandat e rrugës, për rritjen e kriminalitetit në këtë qytet.