Deri tani, të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët vizitonin vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Lezhë, paguanin një biletë që kushtonte vetëm 100 lekë.
Duke filluar nga janari 2013 bileta do të dyfishohet duke u bërë 200 lekë. Përjashtohen nga rritja vetëm nxënësit e shkollave nën moshën 18 vjeç.
Në fakt tarifa është vlerësuar shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera të cilat kanë vende të tilla me vlerë për t'u vizituar, ndaj të huajt absolutisht nuk do të ndalen nga kjo rritje çmimi, por edhe vendasit jo.
Vendimi per rritjen e çmimit, i cili është miratuar edhe nga Këshilli bashkiak është bërë i ditur nga drejtori i Kulturës ne kete njesi vendore Bardh Dedegjonaj, sipas te cilit dyfishimi i hyrjes në këtë memorial nuk do të ulë aspak numrin e vizitorëve dhe turistëve që cdo vit ka qenë ne rritje.