Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bukur dhe mishrat e shëndetshëm për të patur gjithmonë një buzëqeshje të bukur dhe plot jetë.
Por ndodh dhe e kundërta. Në Senegal femrat praktikojnë një mënyrë që mund të quhet tepër paradoksale. Ato nxijnë mishrat e dhëmbëve përmes tatuazheve.
Kjo praktikë shprehen ato, është bërë për breza të tërë, pasi këto tatuazhe të mbrojnë mishrat e dhëmbëve dhe heqin erën e keqe të gojës duke të sjellë një buzëqeshje perfekte.
Një grua me emrin Marieme nxin mishrat e dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme që është klikuar nga rreth 20 mijë persona.
“Nuk ja rekomnadoj askujt. Është një torturë e vërtetë”, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.
Gruaja që bën tatuazhe të tilla theksoi: “Kjo ka qenë një traditë e femrave të vendit tonë, por kohët e fundit ka rënë interesi. Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt.”