English

Vreri politik midis Bashës dhe Ramës derdhet në publik. Rama ka shumë gjynahe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha reagon ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë Rama.

Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, zogun e zi në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.

Ja kuptoj edhe dufin për planin urban, qendrën e rregulluar, festat e qytetit dhe në veçanti për projektet e mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami.

Ndryshimin e sheh çdokush.

Por bën mirë që e nxjerr dufin në twitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet.

KOMENTE