English

Eksperti Dritan Zoto: Veizi u vra nga nga nga një qitje e drejtperdrejtë (VIDEO)

Prokuroria ka thirrur ekspertin e pavarur Dritan Zoto, lidhur me ngjarjen e 21 janarit të demonstruesit Ziver Veizi.
Zoto sipas përllogaritjeve shkencore, pamjeve filmike ku janë gjetur këto dy ashkla mikroskopike, Ziver Veizi nuk është vrarë nga një plumb rikoshet, por nga nga një qitje e drejtperdrejtë.

"Dy ashklat e drurit nuk mund të transportohen nga predha, e aq më tepër që këto dy ashkla nuk janë gjetur në vrimën hyrëse të shkaktuar nga plumbi dhe as në vrimen dalëse por disa centimetra më tej" - tha eksperti Zoto.

Kjo ekspertize rrëzon versionet e thëna më parë nga ekspertë të tjerë si Gani Jahelezi i cili ka pohuar se Veizi u vra nga një plumb rrikoshet.

Megjithatë për secilin nga versionet pritet që në seancen e ardhshme palët, prokuroria edhe avokatët mbrojtjës të dalin në një version përfundimtar që do të jetë dhe vendimtar.
1592

KOMENTE