English

18 vjeçarja u vjedh prindërve miliona lekë bashkë me të dashurin e saj. Arrest me burg

18 vjeç dhe që prej 6 muajsh bënte një jetë luksoze bashkë me të dashurin e saj 22 vjeçar.

Kishin marrë një shtëpi me qera ku bashkëjetonin të dy, të cilën e kishin mobiluar me mobilje të kohës.

Fatma Buziu dhe Ismail Xhindi kishin shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë vënë re nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës ku 18 vjeçarja i ka vjedhur prindërve të saj shumën e parave prej 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë të vjetra shqiptare.

Fatma Buziu u arrestua tri ditë më parë pas denoncimit që bënë vetë prindërit e saj, se nga banesa e tyre ishte zhdukur një shumë e konsiderueshme parash.
Vjedhja ishte bërë në bashkëpunim me të dashurin e saj. Tashmë pas denoncimit dhe më pas arrestimit të saj gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën arrest me burg për 18-vjeçaren Fatma Buziu.
18-vjeçarja Buziu deklaroi se ndihet e penduar për veprën e kryer duke e pranuar dhe kërkuar një masë më të butë, por në fund të seancës gjyqtari Astrit Faqolli vendosi arrest me burg pa afat për të pandehurën Fatma Buziu. Ndërsa Xhindi është arrestuar nga blutë e Durrësit nën akuzën e bashkëpunimit në vjedhje me të dashurën e tij.

KOMENTE