Pranë rrugës "5 Maji" mesditën e sotme një person i moshës 40 vjeç ka terrorizuar lagjen duke shtënë në ajër me armë tip automatik, e më pas është mbyllur në banesën e tij.
Menjëherë policia e lajmëruar nga banorët ka rrethuar zonën dhe vetëm pas 30 minutash negociata kanë bërë të mundur vetëdorëzimin e 40 vjeçarit Gjergj Laci.
Policia akoma nuk ka bërë të ditur shkaqet që çuan 40 vjeçarin në një veprim të tillë, ndërkohë që nuk ka patur asnjë të lënduar.