Kampionati botëror i futbollit po afron dhe Brazili ka marrë masat edhe për prostitutat.
Kurse falas për mësimin e gjuhës angleze, ofrohen për prostitutat braziliane, meqëllim që të komunikojnë më lirshëm me klientët e tyre.
Presidenti i Shoqatës së Prostitutave të qytetit të Belo Horizonte tha gjatë një bisede me telefon se 20 femra kanë nënshkruar tashmë për kurset dhe pritet që paktën 300 nga 4000 anëtare të shoqatës të ndjekin shembullin e tyre.
"Nuk mendoj se do të kemi probleme për gjetjen e mësuesve të anglishtes për të ofruar shërbime falas, "tha ajo." Ne tashmë kemi disa psikologë dhe mjekë vullnetarë".
Ajo tha se klasat pritet të fillojnë në muajin mars dhe do të zgjasin deri në tetë muaj.
Klasat për mësimin e gjuhës organizohen nga Shoqata e Prostitutave dhe për këtë kërkohen dhe mësues vullnetarë.