English

Topalli: 3 ligjet, presin votën e opozitës

Kryetarja e Kuvendit priti në takim senatorin Rene Van Der Linden, ish President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish President i Senatit të Hollandës.

Kryetarja e Kuvendit tha se bashkëpunimi ndërparlamentar, si bashkëpunim mes përfaqësuesve të zgjedhur direkt nga qytetarët, është shumë i rëndësishëm dhe konkret në afrimin mes vendeve.

Duke vlerësuar transformimet pozitive dhe progresin e Shqipërisë, Zoti Van der Linden, theksoi se mbështet dhe inkurajon hapat e Shqipërisë drejt antarësimit në BE.

Kryetarja e Kuvendit tha se arritjet e rëndësishme gjatë kësaj periudhe janë njohur dhe vlerësuar nga BE-ja dhe janë reflektuar edhe në raportin që Komisioni Evropian, ku rekomandohet edhe statusi i vendit kandidat, pas miratimit të tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.

“3 ligjet, presin votën e opozitës dhe do të vazhdojnë të jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar. Miratimi i 3 ligjeve nuk bëhet për qeverinë, por për qytetarët shqiptar dhe për projektin e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Kryetarja e Kuvendit.

KOMENTE