English

Ambasada amerikane në Tiranë. “Pyesni Konsullin”, rubrikë online për vizat amerikane

“Pyesni Konsullin” është një përzgjedhje përgjigjesh të përgatitura nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila mbulon një mori temash me interes për qytetarët Shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë.

Bëni pyetjet tuaja për konsullatën në seksionin e komenteve të faqes tonë në Facebook. Pyetjet mund të paraqiten në Anglisht ose Shqip. Pyetjet do të marrin përgjigje në seksionin e komenteve në të njëjtën rubrikë.

NE NUK do t'i përgjigjemi asnjë pyetjeje personale në rubrikën “Pyetje për Konsullin”, as nuk do të diskutojmë të dhëna specifike të rasteve individuale të vizave për shkak të natyrës publike të këtij forumi.
Megjithëkëtë, mund të dërgoni pyetje lidhur me raste personale vizash në adresën: tiranausconsulate@state.gov dhe do t’ju përgjigjemi sa më parë që të mundemi. Për të pyetur lidhur me shërbimet që ofrojmë për nënshtetas amerikanë, ju lutemi shkruani në adresën: acstirana@state.gov”.

Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni intervistën e Znj. Lyra Carr, konsulle e ambasadës amerikane në Tiranë.

TCH: Çfarë është ky program dhe përse po e beni atë?
Lyra Carr, Konsulle ne Ambasaden e SHBA-se ne Tirane: Programi quhet "pyet konsullin" dhe arsyeja pse po e bejme eshte per t’i dhene mundesine te gjithe aplikanteve te vizave, per te marre informacionin me te sakte te mundur. Shume aplikante nuk kane informacionin e duhur apo e kane te gabuar per shkak se e marrin nga burime te pasakta dhe ne duam ta shmangim kete gje.

TCH: Perse keni vendosur t’u pergjigjeni pyetjeve, kur shpjegimet jane te disponueshme ne faqen e internetit te Ambasades dhe pse pikerisht ne Facebook?

Carr : Ne fakt, ne kemi mjaft informacion ne faqen e internetit si ne anglisht ashtu edhe ne shqip persa i perket çdo aspekti qe ka lidhje me procesin dhe te gjitha llojet e vizave, por mendojme gjthashtu se ky progam i ri ne “Facebook” do te arrije shume njerez te cilet nuk kane nje kompiuter ose mundesine per ta perdorur ate. Gjithashtu do te lejoje qe njerezit te pyesin per gjera specifike. Kjo mund te behet edhe nga telefoni, pasi shume telefona kane akses ne internet.

TCH: Cilave pyetje do te mund t’u pergjigjeni dhe çfare duhet te kene parasysh personat e interesuar kur te bejne nje pyetje?

Carr: Do te mund te pergjigjemi per çdo aspekt te procesit te aplikimit per te gjitha llojet e vizave si dhe per sherbimet qe ne ofrojme ketu ne Ambasade. Çfare nuk do te mund te bejme eshte t’i pergjigjemi pyetjeve qe kane lidhje me raste specifike. Te cilave mund t’u pergjigjemi me ane te emailit. Ne daten 6 janar do te filloje edhe programi. Pyetjet e para do te marrin pergjigje duke filluar nga data 11 janar. Pergjigjet do te vendosen ne “Facebook” çdo dy jave dhe shpresojme te japim edhe me shume informacion nga sa eshte i disponueshem ne faqen e ëebit.

Faqja e facebookut e Ambasades administrohet nga Zv. Shefi i Zyres se Marredhenieve me Publikun Z. Niles Cole, i cili na shpjegon me tej persa i perket anes praktike te funksionimit te programit. “Informacioni qe do te mundesohet me ane te programit "Pyet Konsullin" do te jete gjithmone i aksesueshem ne seksionin “Shenime” ne faqen e Facebookut. Keshtu qe, nese po kerkoni nje pergjigje te vjeter, mund ta gjeni gjithmone atje”, qartësoi Cole.

KOMENTE