English

Argita Malltezi i përgjigjet akuzave të PS, përmes padisë në gjykatë

"Z.Rama, si shpifes profesionist prej dy javesh, çdo ditë ke trilluar për të ardhurat e mia të realizuara të gjitha nga burime transparente, të ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mësimdhenie në universitete publike e private, botime dhe kërkime shkencore, qera dhe trashegimi familjare, të deklaruara tëe gjitha në tatime, ILDKP dhe të verifikuara prej tyre. Zinxhirit të genjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy ditëve të fundit, për të cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi në gjykatë.

Dje t'i bëre akuzën qesharake për pengesë të investimeve private, sot çirresh për tarifat e një aktiviteti privat, njëlloj si 7 vjet më parë bërtisje për rrogën time nga organizata e OKB. Të kujtoj gjithashtu se shqiptaret e dinëe mire se sa është rroga në OKB dhe as tarifat private, nuk janë hua 100 milioneshe pa interes dhe as pallate në Tiranë.

Përsëri shqiptarët presin z.Rama që të bësh transparencën e 100 milionëve te huase pa interes të gruas tënde, që bashkshortja jote Linda Basha, i ka deklaruar në ILDKP pa lëvizje në llogari bankare. Por mesa duket, përgjigjia dashka shume kohë per t’u gatuar".

Këto kanë qënë fjalët e vajzës së kryeministrit znj. Argita Malltezi, e cila ka reaguar ndaj deklaratave që Partia Socialiste nuk pushon së bëri çdo ditë ndaj famlijes së kryeministrit Berisha dhe kryesisht tepër të fokusuara te të ardhurat e dy fëmijëve të tij.

KOMENTE