English

Ndryshimet klimaterike po sjellin rritjen e popullatës së insekteve dhe vdekjen e pemëve

Ndryshimet klimaterike do të çojnë në rritjen e qëndrueshme të numrit të insekteve dhe rritjen domethënëse të vdekjes së pemëve.

Studimi i ri ka gjetur se ndryshimi i klimës do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e popullatës së insekteve, rritjen e nivelit të vdekjes dhe sëmundjeve të pemëve.

Ndërsa temperaturat po rriten, sezonet e dimrit po shkurtohen dhe klima po ndryshon, vala e betejës do të zhvendoset në mënyrë të konsiderueshme në favor të disa lloje insektesh dhe ka të ngjarë të çojë në humbjen e pemëve dhe shumë specieve bimore.
Studimi i referohet rrezikut në rritje të pyllit me pisha në pjesën Veriore të Maleve shkëmborë duke parë se shumë brumbuj po ngjiten gjithnjë e më lart duke sulmuar gjithmonë e më shumë pemë të cilat nuk kanë zhvilluar mbrojtje të fortë ndaj tyre.
Ky ekosistem pyjor rritet në pjesën perëndimore të Amerikës dhe Kanadasë dhe kosiderohet si lartësia më e madhe për zhvillimin e pemëve, si habitat kritik për specie si ariu i murmë dhe luajnë një rol një të rëndësishëm në rregullimin e hidrologjisë së pjesës perëndimore të malit duke fshehur dëborën dhe rregulluar rrejdhën e ujit të krijuar nga shkrirja e dëborës.

Temperaturat e ngrohta kanë lejuar brumbujt pemë-vrasës të lulëzojnë në zonat që ishin historikisht shumë të ftohta vite më parë ", shpjegon Ken Raffa, profesor i entomologjisë autor i raportit të ri.

"Asnjëherë llojet e pemëve në këto lartësi nuk kanë zhvilluar mbrojtje të fortë."
Jo vetëm temperaturat në rritje e kanë bërë më të lehtë përhapjen e brumbujve për të zgjeruar territorin e tyre, por humbjet e pakta në numër gjatë dimrit janë duke çuar në shpërthime më të mëdha çdo vit.

Brumbujt janë insekte me madhësinë e kokrës së orizit, por luajnë një rol të rëndësishëm në jëtën e pyllit pasi ato ushqehen me pemët e dobëta dhe të plakura duke i krijuar mundësi pemëve të shëndetëshme të lulëzojnë dhe të zhvillohen.

KOMENTE