English

Sekuestrimi i pasurive të ardhura nga krimi i organizuar. Nënshkruhet Memorandumi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për sekuestrimin e pasurive të ardhura nga krimi i organizuar

-Ambasadori Arvizu : Dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm SHBA-Shqipëri. Një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
-Ministri Halimi : Memorandumi rrit bashkëpunimin shkurton afatet e komunikimit dhe të veprimeve qëllim goditjen e krimit të organizuar ne mënyre te shpejte dhe efikase

Dje në Tiranë ndërmjet Ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, Ministrit i Financave z.Ridvan Bode, të Drejtësisë z.Eduard Halimi, i Brendshëm z.Flamur Noka, i Transporteve z.Sokol Olldashi dhe Prokurori i Përgjithshëm z. Adriatik Llalla u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara,
Ambasadori i SHBA-së, deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi është dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm SHBA-Shqipëri.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndodhen këtu, sepse ka qenë bashkëpunimi juaj për të realizuar dhe sjellë në realitet këtë memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum në thelb përcakton detyrat dhe detyrimet e secilës agjenci për sekuestrimin e pasurive. Ky memorandum kërkon të specifikojë atë që duhet të bëjë çdo agjenci në procesin e konfiskimit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do doja t’iu zotohem edhe njëherë për mbështetjen tonë të vazhdueshme”, tha ambasadori Arvizu.

Në fjalën e tij mbajtur më këtë rast Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi tha se beteja në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është padyshim, është prioritetet kryesor i qeverisë.

”Ky memorandum rrit bashkëpunimin shkurton afatet e komunikimit dhe të veprimeve qëllimin e vetëm goditjen e krimit të organizuar dhe marrjen e masave emergjente ndaj shkelësve të ligjit, ne mënyre te shpejte dhe efikase. “- theksoi Ministri Halimi.

KOMENTE