Viktor Bout, është një prej Bossëve rusë të trafikimit të armëve.
Dhe mediat amerikane sipas burimeve zyrtare pohojnë se është arrestuar një prej bashkëpunëtorëve të rusit Buot.
Richard Ammar Chichakli u arrestua dje nga autoritetet australiane me kërkesën e Shteteve të Bashkuara.
Zoti Chichakli është akuzuar për konspiracion me Viktor Bout-in dhe të tjerët për blerjen e aeroplanëve nga dy kompani në Shtetet e Bashkuara. Blerja e avionëve është shkelje e sanksioneve ekonomike. Zoti Chichakli ka shtetësinë amerikane dhe siriane.
Vitin e kaluar, një gjykatës në Shtetet e Bashkuara e dënoi zotin Bout me 25 vjet burg nën akuzat për terrorizëm dhe përpjekje për t’i shitur raketa rebelëve kolumbianë që do të përdoreshin kundër helikopterëve të Shteteve të Bashkuara.
Viktor Bout, të cilin prokurorët amerikanë e kanë quajtur “tregtar i vdekjes”, këmbëngul se ai ishte duke u përpjekur të shiste avionë për transportin e mallrave e jo armë.