English

CEZ dhe administratori i ri (VIDEO)

Brenda javës së ardhshme pritet të meret vendimi për licencën e CEZ-it, që aq shumë është përfolur gjatë kohëve të fundit madje duke u bërë një problem kryesor qeveritar.

Enti rregullator i Energjisë vendosi dje që në rast të heqjes së licencës ndaj kompanisë çeke e cila kontrollon operatorin e sistemit të shpërndarjes, atëherë drejtimi i kompanisë t’i besohet një administratori shtetëror. Enti miratoi rregulloren për emërimin e administratorit dhe kompetencat e tij.

Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi është shprehur: "“Enti rregullator kur është në kushtet e heqjes së licencës duhet të zbatojë një kusht të përkohshëm të zgjedhur mes opsioneve të dhëna nga ligji në mënyrë që pajisjet dhe asetet në pronësi të të licensuarit, të mund të vazhdojnë të funksionojnë në sigurimin e furnizimit me energji për klientët. Alternativat sipas ligjit janë tre. Ose CEZ-it, në këtë rast, t’i lihej e drejta të vazhdonte veprimtarinë përkohësisht, ose drejtimi t’i besohet një apo disa kompanive private, ose varianti i tretë, i përzgjedhur nga Ere, që kompania të kalojë në dorën e një administratori të përzgjedhur nga Enti. Rregullorja e miratuar sot përcakton mënyrën e emërimit të administratorit si dhe detyrat e kompetencat e tij. Aktiviteti i administratorit zgjat derisa licenca t’i jepet një shoqërie tjetër, e ndërkohë ai përgjigjet periodikisht përpara Entit rregullator:

Adminstratori do të bëjë raportimet periodike mujore në lidhje me situatën financiare të shoqërisë , kushtet operacionale dhe vlerësimin e stabilitetit dhe mundësinë e oeracioneve të mëtejshme".

Ja se ç'thotë Neni 2

Sipas përcaktimeve të Ligji nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, dhe përkatësisht nenit 18, pika 4(c), Enti Rregullator i Energjisë kur është në kushtet e heqjes së licencës, duhet të zbatojë një kusht të përkohshëm të zgjedhur midis opsioneve të dhëna nga Ligji 9072, në mënyrë që pajisjet dhe asetet në pronësi të të licensuarit, të mund të vazhdojnë të funksionojnë në sigurimin e shërbimit të energjisë elektrike për klientët. Në përputhje me këto përcaktime ERE mund të emërojë një administrator, që të mbikqyrë ose operojë pajisjet dhe pasuritë sipas licencës.

Neni 3

Rregullatori përcakton periudhën kohore te administrimit. Në çdo rast, periudha e administrimit do të zgjasë derisa licenca t’i jepet një personi tjetër, që do të vazhdojë këtë veprimtari.

Historia e cekëve në Shqipëri ka qenë zhgënjyese që në hapat e saj të parë. Kompania asnjëherë nuk arriti të përmbushte objektivat e përcaktuara në kontratë. Viti i kaluar shënoi dhe kulmin kur investimet e parashikuara u realizuan vetëm 7 përqind, ndërsa të gjithë parametrat u përkeqësuan përtej niveleve në të cilat CEZ e gjeti shoqërinë e shpërndarjes së Energjisë. Çekët nga ana e tyre kanë fajësuar për gjendjen e krijuar vendimet e autoriteteve shqiptare për tarifat e energjisë apo dhe veprime të paligjshme që sipas tyre janë kryer në kurriz të kompanisë. Por largimi i CEZ-it nuk do të jetë i thjeshtë dhe pritet të jetë një luftë në vazhdim me histori të gjata gjyqesh dhe në Arbitrazhin ndërkombëtar, e për këtë të dyja palët janë përgatitur duke pajtuar firma të njohura konsulente në fushën e energjisë.
1600

KOMENTE