Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës nuk ka arritur të bëjë betimin e tij për mandatin e ri në datën e caktuar për shkak të gjendjes së tij shëndetsore tepër të rënduar pas operacionit me kancer.
Por përkrahësit e tij nuk e kanë lënë në baltë por kanë festuar jashtë pallatit mbretëror duke shprehur solidaritetin e tyre për presidentin.
Një festë masive në rrugë ka zëvendësuar ceremoninë e betimit. Disa presidentë të Amerikës Latine, përfshirë presidentin e Uruagait Jose Mujica, atë të Bolivisë Evo Morales dhe presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega, po marrin pjesë në këto festime.
Gjykata e Lartë e Venezuelës ka vendosur të shtyjë inaugurimin e zotit Chavez për një kohë të pacaktuar.
Udhëheqësit e opozitës janë të revoltuar nga vonesa, duke argumentuar se zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 30 ditësh, nëse presidenti nuk është i aftë të bëjë betimin më 10 janar, ashtu siç e kërkon kushtetuta.