English

Marokieni "vrasës seksual" kapet nga policia pas 2 vitesh

Modelja britanike më në fund pas përmirësimit të saj dhe kurajos për të dalë hapur, ajo ka dëshmuar për personin e akuzuar për përdhunim dhe pothuajse vrasje, e cila përjetoi vitin e kaluar kur ishte me pushime në Majorca.

Cheryl Maddison, 25, ka dhënë dëshinë e saj për 70 minuta para gjykatës për marokienin Mohamed Fadel el Anssari.

Mohamed Fadel el Anssari, 31 vjeç ishte kamarier dhe e ka ndjekur atë deri në shtëpinë ku ajo banonte dhe më pas e ka sulmuar dhe grisur rrobat. Më pas e ka detyruar të bëjë dush para tij dhe më pas e ka përdhunuar në krevat.

Modelja ka mbrojtur veten me aq sa ka mundur duke e çjerë dhe qëlluar aq sa ka mundur të dalë jashtë. Më pas ajo ka humbur vetëdijen dhe kur është përmendur ka parë veten e saj në dhomën e gjumit dhe gjoksin e saj të mbytur në gjak.
Më pas marokieni hyn me një thikë në dorë dhe donte që ta therte. Në kët kohë kur thika kaloi lehtësisht në fyt ajo mbajti frymën e saj duke detyruar atë të largohej pasi mendoi se e kishte therrur.
Modelja për dy vjet ka qënë nën terapi mjekësore dhe tani ajo dëshironte vetëm që ai të ishte në burg. Ngjarja u rihap përsëri pasi një grua tjetër kishte pësuar të njëtjin sulm të ngjashëm me modelen dhe pas një hetimi të mirëfilltë dhe të kujdesshëm policia arriti të kapë marokienin i cili pranoi krimet e bëra si dhe duke pranuar që ai është një njeri i keq.

Ai u dënua me 23 vjet burg.

KOMENTE