English

Gjarpri në krahun e aeroplanit gjatë fluturimit (VIDEO)

Nuk është një film por një ngjarje e vërtetë. Pasagjerëj janë magjepsur nga një gjarpër i cili si duket dhe ai kishte prerë biletën në një fluturim Qantas.

Një gjarpër Python 3 m i gjatë i cili ishte vendosur në krahun e aeroplanit gjatë udhëtimit Australi-Guinea e Re, arriti të mbahej pas aeroplanit për 1 orë e 50 minuta.

Por pas mbërritjes në Portin Moresby, ekuipazhi i terrenit gjeti se gjarpri kishte vdekur.

Një grua ishte e para që pa gjarprin python dhe lajmëroi ekuipazhin e kabinës.
Në fillim vetëm koka e tij ishte e dukshme, por më pas i tërë trupi ishte iekspozuar. Ai u përpoq të tërheqë veten përsëri në strehën e krahut, por era ishte e pamëshirshme.

Shpejtësia e erës ishte 250mph (400 km / h) dhe temperatura-12c.

Trupi i gjarprit kishte lënë njolla gjaku në bojë të bardhë.

Një pasagjer, Robert Weber, një projektuesi website në Cairns, tha:
'' Njerëzit në fillim ishin të pavëmendshëm për atë që po ndodhte, por pasagjerët në pjesën e prapme ishin të gjithë të përqendruar tërësisht te gjarpri dhe se si ai mund të kishte shkuar atje.

'' Nuk kishte asnjë panik.''

Presidenti i Shoqatës Australiane Paul Cousins,tha: '' Gjarpri do të jetë zvarritur në pjesën e barkut të aeroplanit nga jashtë, dhe është vendosur atje për të pritur prenë e tij.

Pitonë janë gjarpërinjtë më të mëdhenj në Australi. Ata ushqehen me brejtës dhe shpesh fshehin veten në hapësira ​​të mbyllura për të pritur prenë e tyre.Krahu i një avioni mund të ketë shfaqur një vend të mundshëm për këtë gjarpër të veçantë.
1601

KOMENTE