Ashtu si dhe në Kosovë edhe në Maqedoni abetarja e shqipe duhet të jetë njëlloj për fëmijët shqiptarë në shkolla.
Lidhur me këtë arsimtarët shqiptarë në Maqedoni po përpiqen që abetarën mbarëkombëtare ta përdorin edhe në sistemin arsimor të shkollave fillore shqipe në Maqedoni.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni vë në dukje se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet njësoj kudo, ndaj dhe abetarja duhet po njëlloj për mësimin e shqipes sipas standardit të vendosur në Kongresin drejtshkrimor të shqipes.
Autoritetet qeveritare maqedonase, ndërkohë, nuk kanë komentuar kërkesat, por arsimtarët shqiptarë shpresojnë në një vendim pozitiv.