English

Panariti merr pjesë në Asamblenë e shteteve anëtare, IRENA

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, mori pjesë në punimet e Sesionit të Tretë të Asamblesë së shteteve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme, IRENA, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në punimet e Asamblesë ishin të pranishëm kryetarë qeverish, ministra të punëve të jashtme dhe të energjitikës së vendeve anëtare të Agjencisë, etj.

Në fjalën e tij, Ministri Panariti vuri në dukje interesin që ka treguar qeveria shqiptare për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe më konkretisht për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme në vend. Për këtë qëllim, ka theksuar ministri, është përgatitur dhe një kuadër ligjor, në përputhje me standartet e BE, i cili synon nxitjen e shtimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe mundësuar pjesëmarrjen e operatorëve shqiptarë në tregun vendas dhe atë rajonal të energjisë.

Ministri Panariti, theksoi gjithashtu, se qeveria shqiptare ka një vizion për masat që duhet të merren për përballimin e sfidave energjitike të së ardhmes dhe plotësimin e nevojave të vendit në një kohë kur burimet tradicionale të energjisë do të reduktohen për shkak të shfrytëzimit të tyre. Qeveria shqiptare, përveç masave për shfrytëzimin me sa më efektivitet të burimeve ekzistuese të energjisë, sic është energjia ujore, po punon për diversifikimin e burimeve të rinovueshme energjitike, sic janë bioenergjia, energjia diellore dhe ajo e erës.

Gjatë punimeve të Asamblesë, Ministri Panariti nënshkroi dhe dokumentin për krijimin e Atlasit të Burimeve Botërore të Energjisë së Rinovueshme.

KOMENTE