English

23 vjet më parë rrëzohet busti i Stalinit në Shkodër

23 vjet më parë, në 14 janar 1990, në Shkodër me dhjetra burra dhe djem të të këtij qyteti, në një klimë terrori, edhe pse diktatura komuniste ishte ne grahmat e fundit, guxuan dhe rrëzuan bustin e diktatorit Stalin, të vendosur në qendër të qytetit.

Kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar sot në ceremoninë përkujtimore të kësaj ngjarje, e cila ka hyrë në historinë e Shqipërisë si demonstrata e parë antikomuniste. Ngjarja u pasua me arrestime dhe persekutime të rënda të protagonistëve dhe familjarëve të tyre nga rregjimi i kohës.

“Të gjithë e donim, të gjithë e shpresonim, por ndoshta dukej e pamundur në atë periudhë. Në fakt, ajo që dukej e pamundur, u bë një realitet”, tha Kryetarja Jozefina Topalli.

Ajo shprehu mirënjohjen dhe nderimin më të thellë për ata që guxuan dhe dolën mbi frikën, si dhe falenderoi qytetarët që mbështetën protagonsitët e rrëzimit të bustit.

Në mënyrë të veçantë dua të përulem me shumë mirënjohje dhe respekt ndaj atyre burrave që janë sot me shumë thjeshtësi, sikur të kishin bërë një gjë të zakonshme. Por në fakt vepra e tyre është historike, e madhe, e thellë. Ndryshoi kohën. Ndryshoi vendin, na ndryshoi jetën të gjithëve. Ne bëjmë histori. Ne ecim përpara.”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Në rrëfimet për ngjarjen dhe emocionet e pashlyeshme, disa nga pjesëmarrësit cilësuan se rrëzimi i bustit ishte një ngjarje historike, për gjithë kombin.

KOMENTE