Ministri i finacave të Kosovës ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Bedri Hamza, nga sot më nuk do të jetë ministër i financave. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një konference për media si dhe ia ka miratuar edhe shefi i ekzekutivit, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se arsyet kryesore janë çështje e ngritjes në karrierë dhe ato personale.
Por, Hamza nuk ka përjashtuar edhe mundësinë që gjatë kësaj jave të aplikojë edhe për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore.
“Ende nuk kam aplikuar. Konkursi është i hapur edhe një javë. Gjatë kësaj kohe do të vendos definitivisht për këtë çështje”, ka thënë Hamza.