English

Elidon Habilaj, agjenti shqiptar në Britani, kërkohet nga Interpoli për mashtrim (VIDEO)

Para 13 vjetësh një azilkërkues ishte paraqitur në gjykatën britanike, duke përdorur rrugët e mashtrimit, vetëm për të fituar nënshtetësinë britanike.

Elidon Habilaj i paraqitur me emrin Bekim Ademi, kishte kërkuar të ishte dhe pjesë e Policisë Metropolitane të Londrës dhe madje edhe në Agjensine britanike të Luftes kunder Krimeve të Rënda dhe Serioze, SOCA-s.

Prokurori Shaun Round Redbridge tha se: "Ai mori statusin e azilantit në vitin 2001, dhe më pas shtetësinë britanike dhe një pasaportë në vitin 2006si dhe punën që ai kishte kërkuar pasi bindi autoritetet përmes një morie mashtrimesh duke u paraqitur si kosovar dhe se se ai pretendonte se i kishte të thyer pesë dhëmbët e para nga policia serbe dhe vëllai Farid Ademi i kishte vdekur nga torturat, ndërkohë babai i tij ishte vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nëna e tij kishte vdekur nga një goditje".

Por më pas gjithçka u zbulua duke rezultuar se ai ishte shtetas shqiptar dhe asgjë nuk kishte ndodhur nga gjithçka që ai kishte paraqitur.

Ai u shpall fajtor në mungesë të tij, dhe u denua me 18 muaj burg nga Gykata e Kurrores ne Snaresbrook ne Londren lindore.
Ai u arretsua dhe u lirua me kusht pasi nuk ka pranuar se ka mashtruar, por mendohet se është larguar ndërkohë nga Britania.

Nuk dihet se çdo të bëhet me shtetesinë e tij britanike e cila duket se është e vështirë për t'u hequr, por autoritetet kanë filluar të shqyrtojne mundesine e ekstradimit të tij për në Britani kudo që të jetë.
1605

KOMENTE