English

Konkurrenca MK, paraqet programet dhe masat për nxitjen e konkurrencës

Prej sot është në funksion portali i ri KONKURRENCA MK, www.konkurentnost.mk i krijuar me qëllim që të siguroj informim të përmirësuar, edukim dhe përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat dhe të konkurrencs së tij.

Qëllimi kryesor i portalit është lehtësimi i informimit të kompanive për programet, masat, projektet dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe mundësitë të cilat i ofrojnë programet/fondet e BE dhe të bashkësisë donatore, të cilat janë krijuar për nxitjen dhe përkrahejn e konkurrencës së tyre.

Konkurrenca MK është ueb portal i cili paraqet një sistem të thjeshtë dhe të integruar të infomimit të bashkësisë afariste lidhur me programet dhe masat për nxitjen e konkurrencës, kushteve dhe procedurave për aplikim, thirrjet e shpallura publike, dokumentet strategjike dhe informatat tjera të dobishme, materialet dhe linqet të cilat janë relevante për kompanitë.

Konkurrenca MK para së gjithash është i dedikuar për kompanitë si bartës kryesor të përparimit dhe zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Por, portali paraqet një burim të vlefshëm të informatave edhe për bashkësinë akademike, konsultuesit afarist dhe institucionet relevante nga sektori publik.

Ueb portalin e rregullon Ministria e Ekonomisë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa në azhurimin e tij marrin pjesë të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilët në kuadër të kompetencave të tyre implementojnë programe dhe projekte për përkrahjen e rritjes së konkurrencës së bashkësisë afariste.

Ueb portali është i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Ekonmisë dhe të projektit të USAID-it për përparimin e investimeve dhe të eksportit – IDEAS dhe me përkrahjen profesionale nga kompania “ULTRA” nga Shkupi.

KOMENTE