English

Mirela Mishgjoni, gjyqtare në Vlorë digjet me acid në fytyrë

Një akt i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku përsëri është sulmuar drejtësia.
Mirela Mishgjoni, gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, është djegur me acid në pjesë të ndryshme të trupit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ajo doli nga banesa e saj për të shkuar në punë. Por para shtëpisë së saj në rrugë ajo është përplasur me një të ri, të panjohur për të i cili ishte i pamaskuar dhe filloi të spërkaste me acid 40 vjeçaren.
Policia ka tashme të dhëna rreth agresorit dhe pritet arrestimi i tij. Pas incidentit gjyqtarja është dërguar në spital.

"Shikojmë dëmtime në gojë, në laring, si dhe në zonën e syrit. Për momentin gjendja e saj është e stabilizuar", është shprehur mjeku Aldo Vangjeli.

Pas ngjarjes në shenjë proteste gjyqtarët e Vlorës pezulluan të gjitha proçeset ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklarate shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin.

Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.
1608

KOMENTE