Milingonat janë insekte sociale që jetojnë në koloni të përbërë nga një ose disa mbretëresha dhe shumë milingona punëtorë. Llojet më të zakonshme të milingonave që gjenden në shtëpi janë – milingonat e sheqerit dhe marangoze.
Milingonat e sheqerit jetojnë kryesisht në tokë, por mund të hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimeve me përmbajtje të lartë të sheqerit. Milingonat Marangoze do vijnë nga fushat e drurit, ose do të gjejnë vrima ekzistuese në dru për ti përdorur si shtëpinë e tyre. Milingonat marangoze janë dukshëm më të mëdha se milingonat e sheqerit.
Infestimet (infestime pasi jane insekte) në shtëpi, vijnë si pasojë e gjetjes së mundësisë së ushqimit për të cilin ato kanë nevojë. Si milingonat e sheqerit dhe ato marangoze kanë nevojë për karbohidrate dhe proteina për të jetuar. Milingonat janë në gjendje ti sigurojnë këto ushqime në koshat e plehrave dhe në vendet ku ushqimi është lënë i hapur.
Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë në parandalimin e infestimit të shtëpisë
- Pastroni të gjitha ushqimet e derdhura ose mbetjet ushqimore, për të parandaluar burimin e ushqimit për milingonat.
- Mbyllni të gjitha hapësirat e mundshme që krijohen rreth dyerve apo dritareve
- Ushqimi i kafshëve duhet të jetë i mbyllur në kontenierët përkatës
- Zbrazni rregullisht koshat e plehrave dhe pastrojini ata me klor.