English

Shokët e qelisë i djegin organet gjenitale. Gjendje kome në spital

Në Zelenograd, i burgosuri i cili është akuzuar për 5 përdhunime u shtrua në spital në gjendje kome me kafkë të thyer dhe organe gjenitale të djegura.

Shokët e qelisë së tij mohojnë çdo përfshirje dhe pretendojnë se lëndimet e njeriut janë rezultat i aksidentit. Ai dyshohet se ra nga krevati marinar i tij dhe humbi vetëdijen, kur të burgosurit e tjerë ishin në gjumë.
Sa për organet gjenitale të djegura, kjo duhej të jetë rezultat i ekspozimit të zgjatur në radiator.

*******

Incidenti ndodhi në prag të Vitit të Ri, por u bë i njohur në media vetëm më 11 janar.

45-vjeçari Andrei Fateev ka qenë në burg për gjashtë muaj, në pritje për gjykim. Ai u akuzua për përdhunim dhe grabitje. Megjithatë, të burgosurit e tjerë dinë vetëm rreth akuzave për grabitje.

Andrei priste viktimat e tij pranë klubeve të natës ulur në BMW X5. Ai i ofronte vajzave pije deri në dehje nëpër diskoteka dhe më pas i merrte me mendjen se do t'i shpinte në shtëpi, ndërkohë që i çonte në një vend të vetmuar dhe i përdhunonte nën kërcënimin e armëve.
Fateev, gjatë jetës në burg kishte marrëdhëniet normale me të burgosurit e tjerë deri në momentin që u hap fjala se ai ishte dënuar për përdhunim seksual me dhunë dhe armë.

Më 31 dhjetor 2012 në 05:00 shokët e qelisë Fateev morën kujdesin e tij.

- Ne kemi marrë pacientin në gjendje kritike, - thanë mjekët e Spitalit klinik № 3. - Ai kishte një lëndim në kokë, brinjë të thyera dhe djegie të organeve gjenitale. Pacienti ishte operuar urgjentisht.

- Komisioni hetues kontrolloi rrethanat e këtij rasti, - tha kreu i burgut, Dmitry Konarev. - Unë nuk mund të konfirmoj se ai u rrah nga shokët e qelisë. Por trauma ishte e vetë-shkaktuar.

Policia mori në pyetje të burgosurit. Të gjithëthanë se ata ishin duke fjetur atë natë dhe nuk kanë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të pazakontë.

Sipas mjekëve, natyra e lëndimeve sugjeron se Fateev nuk mund t'i shkaktojë ato vetë.

Fateev është aktualisht në gjendje kome. Mjekët janë në dyshin për ndonjë ndryshim të gjendjes së tij.

- Ne po kryejm hetimet paraprake, gjatë së cilës të gjitha rrethanat e incidentit do të kontrollohen, - komentoi zëdhënësi i Departamentit të Hetimit të Moskës, Sergei Stukalov.

KOMENTE