English

Shqiptarë nga Lugina e Preshevës, takojnë kryeministrin Thaçi

Ditën e djeshme një delegacion i përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës është pritur në një takim të veçantë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë kontekst, kryeministri i Republikës së Kosovës ka theksuar se \"normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të dy shteteve, dhe mbi të gjitha është në interes të qytetarëve të dy shteteve. Një gjë e tillë do të mundësojë trajtim më të mirë të komunitetit serb, që jeton në Kosovë, por gjithashtu edhe të komunitetit shqiptar, që jeton në Luginën e Preshevës\".

Ndërsa, duke iu referuar situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të qeverisë së Serbisë për ta rrëzuar monumentin memorial në Preshevë, kryeministri Thaçi theksoi se \"shtetet demokratike në mbarë botën e kanë për detyrë thelbësore që të përkujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të të gjitha komuniteteve. Një standard i tillë demokratik duhet të respektohet edhe nga Serbia, ashtu siç respektohet plotësisht në Kosovë\".

Thaqi ftoj qe per te gjitha qeshtjet ne presheve te vazhdohet ne nje proces dialogimi dhe paqe si vetmja mundesi per zgjidhjen e problemeve.

KOMENTE