English

Grabitet furgoni në aksin Milot-Burrel

Pak ditë më parë u grabit autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, ndërsa sot përsëri maskat dalin dhe grabisin furgonin në aksin Milot-Burrel, në vendin e quajtur Shkopet.

Policia pas mbërritjes ka nisur hetimin por bëhet e ditur se në këtë aks nuk është hera e parë që ndodhin grabitje të furgonëve të linjës me udhëtarë, madje furgoni që është grabitur sot, ishte grabitur dhe më parë pikërisht në 2 janar.

Ndërkohë policia në një deklaratë për shtyp bën me dije se dy persona te paidentifikuar, te moshes rreth 20-24 vjeç, i kane vjedhur me dhune (sipas pretendimeve te tij) rreth 20 mije leke shtetasit Rajmond Kurti, rreth 45 vjeç, banues ne Peshkopi, i cili po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij Wolcvagen autoveturë me targa AA 224 EK, në këtë segment rrugor.

KOMENTE