Mnistri i Punës dhe Politikës Sociale, të Maqedonisë, Spiro Ristovski, ka folur për "Koha Ditore" se pensionistët e Maqedonisë do të trajtohen falas edhe këtë vit me terapi në ujrat termale të vendit të tyre.
Projekti ka nisur që prej 4 vitesh dhe bëhet me synimin për të qënë sa më afër kësaj moshe për të patur një jetë të shëndetshme.
Në vitet e kaluara të drejtën për të aplikuar e kishin të gjithë pensionistët, por tani përparësi do t'u jepet atyre që kanë të ardhura më të vogla. Pensionistët, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim, nuk kanë të drejtë për riaplikim tjetër. Shërbimin mund ta shfrytëzojnë persona pensionistë në moshë, invalidë ose me pension familjar.
Shërbimi përfshin qëndrimin disa ditor falas në banjat termike, terapinë që zhvillohet për problemet e tyre, si dhe biletën vajtje ardhje nga shtëpia e tyre deri në banjat termike.
E kundërta ndodh në vendin tonë Shqipëri. Deri tani pensionistët nuk kanë asnjë lloj shërbimi të tillë, i cili është mëse i nevojshëm sidomos për moshën e tyre, ndaj shpresojmë që dikush të mendojë për këtë lloj shërbimi i cili do të kursejë shtetin në anën tjetër, si ato të blerjes dhe dhënies falas të mjekimeve që marrin peensionistët apo personat me probleme shëndetsore që, me siguri kushtojnë shumë herë më shtrenjtë se një shërbim i tillë.