English

Pep Guardiola zyrtarisht te Bayern Munich deri në 2016

Bayern Munich ka njoftuar se Pep Guardiola do të bëhet trajneri i ri i klubit, pasi kontrata me Jupp Heynckes skadon këtë verë.

Bayern zbuloi se Heynckes, 67 vjeç, do të qëndrojë në postin e tij deri në fund të këtij sezoni ku më pas ish-trajneri i Barcelonës do të marrë përsipër një marrëveshje që shkon deri në qershor 2016.

Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bajernit, tha:. "Ne jemi të gëzuar që kemi arritur të marrim Pep Guardiola, të cilin disa klube të mëdha e kanë kërkuar dhe kontaktuar. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë dhe ne jemi të sigurt që jo vetëm Bayern Munich, por i tërë futbolli gjerman do të përfitojë nga ajo që ai sjell."
Kryetari i Bajernit Uli Hoeness shtoi: "Vetëm dikush i kalibrit të Pep Guardiola ishte një zëvendësim adekuat për Jupp Heynckes."

Guardiola, 41 vjeç, zëvendësoi Frank Rijkaard në Barça në vitin 2008 dhe gjatë katër viteve të tij në Camp Nou e udhëhoqi klubin për 13 trofe, duke e bërë atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit.

"Nënshkrimi i Guardiolas tregon vlerën e Bayern, i cili dëshiron të jetë në të njëjtin nivel me preferencat e Real Madrid ose Manchester United", ka thënë presidenti i nderit të Bajernit, Franz Beckenbauer.

KOMENTE