English

Angeline Jolie, gati të paguajë 10 milion dollarë për mospublikimin e videos së saj tepër të nxehtë

Brad Pitt dhe Angeline Jolie janë ndër çiftet më të famshëm jo vetëm në Hollywood, dhe madje gjatë 2012-ës u përfol për një kurorëzim në altar të lidhjes së tyre disa-vjeçare.
Por si duket "gojët e liga" dhe ata që nuk duan të mirën e tyre apo e kanë hobi të jetojnë me jetën e tjetrit kanë deklaruar publikimin e një video të nxehtë të aktores Angeline Jolie gjatë kohës kur ajo ishte e varur nga droga dhe që i përket një rinie të hershme.

Sipas “National Enquirer”, çifti “Brangeline” është i gatshëm të paguajë 10 milion dollarë vetëm e vetëm që kjo video të mos përfundojë në duar të gabuara. Revista thotë se video është xhiruar në kohën kur Angeline Jolie ishte e varur nga droga.

Dalja në publik e kësaj videoje do të trondiste familjen e Angeline dhe Brad, ndaj për këtë, burime pranë këtij të fundit, thonë se aktori ka punësuar një detektiv privat dhe se është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë që të parandalojë një skandal të tillë.



KOMENTE