Si rezultat i motit me reshje të shumta aksi rrugor nacional Tepelenë-Gjirokastër
është bllokuar nga rrëshqitja e dheut duke sjellë dhe mjaft probleme në kalimin e rrugës nga automjetet të cilat kanë krijuar radhë të gjata në të dy kahet duke pritur për të kaluar rrugën.
Dheu ka rrëshqitur kryesisht në afërsi të fshatrave Luzat dhe Subash si dhe në vendin e qujtur Uji i Ftohtë. Në Luzat, masivi i tokës së lëvizur ka dëmtuar një pikë karburanti që nuk funksiononte.